Në veri të vendit ka ndodhur sonte një sulm ndaj Policisë së Kosovës.
Burime të Indeksonline pohojnë se gjate patrullimit të zakonshëm, policia ka hasur në një veturë të dyshimtë e cila nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për ndalesë.
Burimet pohojnë se drejtuesit e veturës, në ikje e sipër, kanë shtënë në drejtim të policisë.
Këtij sulmi, Policia është detyruar t’i përgjigjet.
Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore nga ky sulm dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Dyshohet se në veturë ka pasur mall të kontrabanduar.