Friday, September 20, 2024
HomeLajmeKosovaEkskluzive: Ky është i arrestuari për plagosjen në Fushë Kosovë, e qëlloi...

Ekskluzive: Ky është i arrestuari për plagosjen në Fushë Kosovë, e qëlloi me armë një grua

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur. Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija.

Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje.

E përditësuar:

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima ka plagë në kokë, abdomen e në njërin krah, ku u qëllua me armë zjarri nga burri i saj.

Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje dhe akoma s’dihen motivet e ngjarjes.I dyshuari është arrestuar dhe tashmë është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments