Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaEkskluzive: Austria nuk ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së

Ekskluzive: Austria nuk ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke qëndruar në burgun e Hagës.

 

Kroacia nuk ka dhënë garancë për lirimin me kusht të ish-eprorëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte nga Dhomat e Specializuara nga Hagë.

Lajmi u demantua nga Ermina Lekaj-Përlaskaj, pjesë e institucioneve shtetërore kroate, shkruan lajmi.net.

Ndër shtetet e përmendura që sipas të gjitha gjasave ofruan mundësi të garancisë për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte Kroacia, Austria dhe Sllovenia.

Mirëpo këto garanci të supozuara po dështojnë. Lajmi.net është interesuar për ta kuptuar nëse Austria ka ofruar garancë sa i përket lirimit të Thaçit, Veselit e të tjerëve.

Përmes përgjigjes Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka thënë për lajmi.net se nuk kanë ofruar asnjë lloj garance.

“Në lidhje me pyetjen tuaj nëse Austria ka dhënë ndonjë garanci në lidhje me rastet e treguara, përgjigjja nga Ministria e Jashtme e Austrisë është jo”, u tha në përgjigje.

Në media pati raportime të shumta lidhur me ofrimin e garancisë nga shtetet mike të Kosovës, por që një gjë e tillë po del të jetë e pavërtetë.

Edhe njëherë kujtojmë se deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj tha:

“Nuk kam asnjë informacion zyrtar apo konfirmim se Kroacia do të ofronte garanci për lirimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Unë s’kam thënë kurrë se autoritetet kroate po punonin për këtë, por se s’kishte asnjë informacion zyrtar për këtë. Mediat serbe qëllimisht apo pa qëllim më kanë keqinterpretuar”, ka thënë deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj.

Të gjitha këto reagime erdhën pasi ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha deklaroi se pas Sllovenisë e Austrisë edhe Kroacia ofron garanci për të gjykuarit e Hagës, duke shtuar se presidenti kroat Zoran Milanoviq ka ofruar që të jetë garantues te Gjykata Speciale për lirimin e presidentit Thaçi dhe të tjerëve që të mbrohen në liri.

Gjatë ditës së sotme, Zyra për Media e Presidentes Vjosa Osmani thanë për lajmi.net se presidenca është duke e shqyrtuar këtë çështje, por që nuk ka asgjë konkrete.

“Nuk e di e shohim gjatë ditës jemi duke e shqyrtu, nuk kemi diçka konkrete por sapo që të kemi deri në fund të ditës besoj që e shohim”, ka thënë këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

Së fundi Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për lirim të përkohshëm, teksa u tha se Specialja u ka ofruar një mundësi që ndonjë shtet i tretë të ofrojë garanci për lirimin e tyre.

Pavarësisht gjithë këtij diskutimi ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të mbahen të burgosur në Hagë, derisa ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli iu desh që së fundi të vij drejt Kosovës për shkak të gjendjes shëndetësorë të babait të tij.

Veseli po vazhdon të qëndrojë në Kosovë në kuadër të EULEX-it teksa vizita tek babai i tij po i mundësohet vetëm përmes sigurisë së madhe të policisë dhe pjesëtarëve të EULEX-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments