Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaEkipi Menaxhues për hartimin e Asociacionit, ministri Krasniqi nxjerr në publik emrat...

Ekipi Menaxhues për hartimin e Asociacionit, ministri Krasniqi nxjerr në publik emrat nga Qeveritë e kaluara

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë publik emrat e ekipit menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Për emërimin e këtij ekipi del se janë marrë tri vendime nga Qeveria Thaçi, Mustafa e Hoti.

“Së fundmi, si ministri kemi marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publik për vendimin për “Ekipin Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
Vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi.
Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa.
Vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti.
Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.
Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje.
Të bashkëngjitura gjeni vendimet ndër vite për Ekipin Menaxhues dhe ftesën për takim” shkruan Krasniqi në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments