Ka vazhduar ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës, e cila u ndërpre orë më parë.
Ajo u ndërpre pasi Erikseni pësoi sulm në zemër duke rënë pa ndjenja në fushë.
Pasi u rikthyen në fushë ekipi i Danimarkës, ai u duartrokit nga ekipi i Finlandës në shenjë respekti.
UEFA njoftoi se me kërkesë nga të dy klubet ndeshja mes tyre do të vazhdojë nga ora 20:30, përkundër rastit të Christian Eriksen, përcjell Gazeta Express.
Pesë minutat e fundit të pjesës së parë do të zhvillohen, më pas do të jenë pesë minuta pushim dhe do të fillojë pjesa e dytë.