Ekipi i ABC në Ukrainë vijon të mbledhë dhe raportojë fakte të asaj që po ndodh aktualisht në këtë shtet, ku Rusia përpiqet për ditën e 11-të që ta pushtojë.
Ekipi i ABC me gazetarin Taulant Kopliku dhe operatorin Ardian Kamberi ndodhen aktualisht në Kiev, ndërsa nga burimet në Ukrianë kanë mundur që të sigurojnë pamjet e bombardimeve të Rusisë në zona të banuara. Bëhet fjalë për fshatin Balovne në rajonin e Mykolaiv të Ukrainës. Në pamjet e siguruara në ABC shihet se si bombat e ndaluara apo të quajtura ndryshe si bombat thërrmuese hidhen pranë zonave të banuara duke krijuar shpërthime masive.
Bombat e përdorura nga Rusia janë MLRS Smerch dhe janë të ndaluara të përdoren nga konventat ndërkombëtare për shkak të shkatërrimit masiv që sjellin.
“Është zonë e banuar, nuk ka pozicion strategjik por është pranë një qyteti të madh të Mykolaivit. Konventa ndërkombëtare nuk e lejon që të përdor këtë armë, ndaj zonave të banuara”
“Në këtë vend sipas burimeve të ABC në Ukrainë, nuk ka front lufte, por rusët sërish kanë vendosur që të bombardojnë zonën.” ka thënë gazetari Kopliku.