Mbi 95,000 tifozë shqiptarë kanë qenë pjesëmarrës në shkallët e stadiumeve për ta përkrahur Shqipërinë në Euro 2024, duke lënë pas vetes shumë kombëtare të mëdha dhe duke u tejkaluar vetëm nga Kroacia, Gjermania dhe Turqia.

Mediat gjermane kanë publikuar një listë të shteteve me më së shumti tifozë të pranishëm në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.

Turqia kryeson listën, e ndjekur nga nikoqiri gjermania ndërsa në vendin e tretë janë të pozicionuar kroatët.

Të dhënat e zyrës së sigurisë së UEFA-s ranë në duart e mediave gjermane dhe sipas këtyre të dhënave mbi 95 mijë tifozë shqiptarë kanë “pushtuar” stadiumet gjermane gjatë tri ndeshjeve të fazës së grupeve.

Nikoqiri Gjermania ka pasur 125 mijë tifozë të pranishëm, teksa Turqia kryeson listën me 130 mijë sosh.

Kjo tregon më së miri mobilizimin fantastik që patën bashkëkombasit tanë që jetojnë në diasporë por edhe nga trevat tjera të cilët nuk u kursyen aspak ndaj përkrahjes së kombëtares kuqezi.

Shqipëria ka lënë prapa vetes kombëtare të mëdhaja si Holanda, Anglia, Italia , Belgjika, Franca, Italia, Spanja e shumë të tjera.

Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në Euro 2024:

Turqia: 130,000 tifozë

Gjermania: 125,000 tifozë

Kroacia: 103,000 tifozë

Shqipëria: 95,000 tifozë

Rumania: 92,000 tifozë

Skocia: 82,000 tifozë

Holanda: 80,000 tifozë

Serbia: 73,000 tifozë

Polonia: 70,000 tifozë

Anglia: 65,000 tifozë

Austria: 60,000 tifozë

Danimarka: 60,000 tifozë

Gjeorgjia: 60,000 tifozë

Ukraina: 53,000 tifozë

Belgjika: 50,000 tifozë

Hungaria: 46,000 tifozë

Sllovenia: 44,000 tifozë

Franca: 41,000 tifozë

Zvicra: 39,000 tifozë

Republika Çeke: 38,000 tifozë

Portugalia: 37,000 tifozë

Italia: 36,000 tifozë

Sllovakia: 35,000 tifozë

Spanja: 34,000 tifozë.

/GazetaSinjali/