Saturday, November 23, 2024
HomeSportEgzon Shala mëson kundërshtarin e radhës në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Egzon Shala mëson kundërshtarin e radhës në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Mundësi kosovar, Egzon Shala ka mësuar kundërshtarin e ri në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

 

Mundësi kosovar, Egzon Shala është sportisti i fundit që ka mbetur në garë për medalje në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ai gjatë ditës së sotme ka mësuar se me kë do të ndeshet të dielën.

Shala do të përballet në raundin e parë me mundësin e Bjellorusisë, Dzianis Khramiankou në kuadër të kategorisë 125 kg.

Egzoni e ka vlerësuar tejet të pafat shortin të cilin i ka rënë.
“Është shorti më i keq i mundshëm, të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalistë. Kharamiankou është fitues i turneut kualifikues evropian për ‘Tokyo 2020’”, tha Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës.
Shala do të garojë me pesë gusht në orën 4:00 sipas kohës tonë lokale në stadiumin Olimpik, Makuhari Messe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments