Viti 2020 ishte një vit shumë i vështirë për gjithë njerëzimin.
Si shkak i pandemisë, edhe fluturimet e aeroplanëve u pezulluan, transmeton Indeksonline.
Pezullimi i fluturimeve u ndje shumë edhe në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas statistikave të publikuar nga ASK, përgjysmë më pak fluturime ka pasur në vitin 2020 në krahasim me 2019-tën.
Në vitin 2019 ishte rekord prej 8675 fluturimesh(nisje dhe arritje), kurse në vitin 2020 u shënua numri më i ulët.
Gjatë vitit të kaluar ishin vetëm 4236 fluturime. Ndërsa, në 3 mujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar 1317 fluturime.