Saturday, November 23, 2024
HomeBotaEfekti Biden: Ndërpriten për disa orë luftimet mes Izraelit e Palestinës, s’dihet...

Efekti Biden: Ndërpriten për disa orë luftimet mes Izraelit e Palestinës, s’dihet a do të vazhdojnë

Izraeli dhe militantët palestinezë kryen sulme të reja gjatë natës së kaluar, por e ndërprenë shkëmbimin e zjarrit për disa orë në orët e hershme të së enjtes, vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, kërkoi nga Izraeli që menjëherë t’i ulë tensionet.

Nuk është e qartë nëse qetësia që po zgjat që disa orë është pjesë e një armëpushimi apo thjesht një pushim i përkohshëm i dhunës, shkruan The Guardian..

Izraeli kreu mbi dhjetë sulme ajrore në Gaza pas mesnatës, përfshirë dy që shkatërruan dy shtëpi në kohën kur dhuna hyri në ditën e njëmbëdhjetë. Mjekët thanë se katër persona u plagosën nga sulmet ajrore në qytezën Khan Younis në jug të Gazës.

Sirenat e alarmit u aktivizuan në orët e para të së enjtes në Beersheba të Izraelit, në kufi me Gazën, por nuk pati raporte për dëme apo pasoja në njerëz. Megjithatë, pas orës 1 pas mesnatës nuk u raportua për ndonjë raketë të hedhur nga Gaza.

Të dyja palët e konfliktit të mërkurën mohuan se armëpushimi do të arrihet së shpejti, por përpjekjet për një gjë të tillë po vazhdojnë dhe presioni ndërkombëtar është rritur.

Franca është duke qarkulluar një rezolutë në Kombet e Bashkuara, duke shtuar presionin ndaj ShBA-së për të kërkuar armëpushim, ndërsa shteti francez doli edhe me një deklaratë të përbashkët me Egjiptin dhe Jordaninë, me të cilën bëhet thirrje që palët menjëherë të merren vesh për armëpushim.

Që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se 228 persona janë vrarë nga sulmet ajrore. Në mesin e tyre janë mbi 60 fëmijë. Në anën tjetër, në Izrael janë shënuar 12 viktima.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments