Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeEfektet e tavanit të çmimeve në Kroaci, nafta dhe benzina sot më...

Efektet e tavanit të çmimeve në Kroaci, nafta dhe benzina sot më lirë sesa në Kosovë

Në pikat e karburantit në Kroaci, një litër benzinë shitet nga e marta për 11.30 kuna (1.50 euro), që është 70 lipa më pak se javën e kaluar, ndërsa çmimi i naftëska rënë në 12.14 kuna (1.62 euro).

Këto të dhëna të Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kroaci u publikuan nga mediat në Zagreb, përcjell Gazeta Express.

Qeveria kroate së fundmi ka miratuar një vendim të ri për përcaktimin e çmimeve tavan me pakicë të derivateve të naftës. Kjo ka bërë që çmimet e naftës dhe benzinës të bien.

Kësisoj, çmimet e naftës dhe benzinës në Kroaci janë më të lira sesa në Kosovë. Aktualisht në vend një litër naftë kushton mesatarisht 1.67 euro, ndërsa një litër benzinë 1.55 euro.

Edhe në Kosovë Qeveria u caktoi tavan kompanive të derivateve për çmimet e naftës dhe benzinës. Por pak javë pasi nafta dhe benzina u liruan pak, caktimi i çmimeve të tyre u është lënë sërish në dorë naftëtarëve.

Ministria e Tregtisë deri para pak ditësh e caktonte tavanin e çmimeve të naftës dhe benzinës çdo 24 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments