Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për fitoren e Përparim Ramës së LDK-së në Prishtinë.
Rama në një postim në Twitter ka thënë se është kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt.
“Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës.