Edi Rama, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se Qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se në vend të këtij takimi, ka kërkuar nga kryeministri Kurti një takim më të ngushtë, për të biseduar mbi çështjen e marrëdhënieve aktuale mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve.
Rama madje nuk e ka mohuar as mundësinë e sanksioneve, duke thënë se nuk do të donte të ndërmerrte planin që i parasheh të marrë masa shtrënguese.
“Unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, e përsëris, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, por të masave shtrënguese, ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht, janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për të kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë, kam shumë frikë se plani që është në plan, realisht, shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, theksoi ai.