Wednesday, November 27, 2024
HomeLajme“Edi Rama do t’i thotë mirupafshim pushtetit”, Berisha nga Tropoja: Ndryshimi është...

“Edi Rama do t’i thotë mirupafshim pushtetit”, Berisha nga Tropoja: Ndryshimi është jetik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Tropojë për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Tropojë, Besnik Dushaj.

Ai hodhi akuza të forta nga qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se sipas tij Tropoja dhe Veriu pas Car Dushanit dhe Enver Hoxhës kanë Edi Ramën armikun më të egër.

“Tropoja dhe Veriu pas Car Dushanit dhe Enver Hoxhës kanë tek Edi Rama armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur. Bërtiste në zyrën e tij si i shfazuar se na vjen Gjoni apo Marku nga mali dhe na pushton këtu 50 apo 100 ha. Gjoni që kishte hektarë në bregdet ishte stërnipi i Marko Boçarit.
Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota dhe përfaqësuesve të tij. Ua them socialistëve të Tropojës se unë kam respekt për ta, për qëndrimin e tyre në opozitë, por nuk i jepet vota atij që thotë se e kam si vëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin”
, deklaroi Berisha.

Ai e akuzoi Ramën për shpopullimin e vendit dhe deklaroi se ndryshimi është jetik, pasi Shqipëria është në rrezik ekzistencial.

Në 8 vite si kurrë në historinë e këtij kombi u larguan nga vendi më shumë se 1/3 e shqiptarëve. A votohet ky njeri? Ndryshimi është jetik. Shqipëria është në rrezik ekzistencial në qoftë se vazhdohet me këto ritme. Cili është qëndrimi i tij ndaj këtij fenomeni shkatërrimtar, do të sjellim bangladeshas.
14 maji duhet të jetë fundi i tij. Pas vendosjes së pluralizmit me votimin e Besnik Dushës në Tropojë në një afat shumë të shkurtër Edi Rama do t’i thotë mirupafshim pushtetit dhe jo vetëm kaq”
, tha Berisha.

/Gazeta Express

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments