Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaEdhe sot serbët protestojnë para ndërtesës komunale të Mitrovicës së Veriut

Edhe sot serbët protestojnë para ndërtesës komunale të Mitrovicës së Veriut

Po vazhdon edhe sot tubimi i serbëve para objekteve që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut.

Personat që po protestojnë janë punonjës të administratës të komunës paralele serbe në këtë komunë  dhe të njëjtit po përpiqen që të kthehen në punë.

Kujtojmë se tubimi vjen disa ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, përfshirë komunën paralele të Mitrovicës, duke thënë se këto institucione po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments