Gara e parafundit e kampionatit të këtij viti në Formula 1 ka nxitur reagime të shumta.
Katër aksidente të mëdha që ndalen garën ndodhën në Saudi Arabian GP, derisa disa rregulla u aplikuan çuditshëm gjatë kohës kur flamuri i kuq ishte lartë.
Pilotët u lejuan të ndërronin gomat e tyre nën flamurin e kuq, dhe kjo për disa pilotë ishte e pakuptueshme. Komente ka dhënë edhe Lando Norris.
“Me gjasë rregulli më i keq i zbuluar nga dikush, të kesh mundësi të ndërrosh gomat nën flamurin e kuq. Është komplet fat”, ka thënë Norris, transmeton lajmi.net.
“Është fat dhe nuk duhet t’i jepet dikujt. Ka ndjesi sikur bën shumë vetëm për ta humbur të gjithën më pas”, shtoi piloti i McLaren.
Norris e nisi shumë mirë garën, por pas aksidenteve humbi ritmin e tij dhe pilotët shfrytëzuan ndërrimin e gomave për të bërë më mirë në garë.