Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaEdhe në Drenas nis vaksinimi i stafit shëndetësorë

Edhe në Drenas nis vaksinimi i stafit shëndetësorë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, drejtorin e QKMF-së, Ismet Bogiqi, Komandanten e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami dhe shefin e kabinetit, Flamur Curri, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, me rastin e pranimit të vaksinave të para anti-covid dhe fillimin e vaksinimit për stafin shëndetësor.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, ka shprehur respektin ndaj personelit shëndetësor për punën dhe angazhimin e tyre në menaxhimin e situatës me pandeminë duke vlerësuar se personeli shëndetësor, janë heronjtë e ditëve tona.

“Me rastin e vizitës në Qendrën e vaksinimit Anti-Covid në Drenas, shpreha respektin e thellë ndaj personelit shëndetësor, ndaj zbatuesve të ligjit të vijës së parë Anti-Covid, dhe qytetarëve që po i zbatojnë masat kundër virusit vdekjeprurës”, ka thënë kryetari Lladrovci duke shtuar se Komuna e Drenasit ashtu si deri më sot, vendimet për parandalimin dhe luftimin e virusit së bashku me të gjithë bartësit e përgjegjësive institucionale në komunën tonë, do t’i zbatojmë me përpikëri.

Kryetari Lladrovci ka inkurajuar punëtorët shëndetësor dhe qytetarët që të vaksinohen, pasi sipas tij, vaksinimi është hapi i parë në zvogëlimin e numrit të rasteve dhe mbrojtja nga virusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments