Tuesday, November 26, 2024
HomeLajme“Edhe me Rusinë edhe me Perëndimin”, Edita Tahiri: BE-ja nesër duhet ta...

“Edhe me Rusinë edhe me Perëndimin”, Edita Tahiri: BE-ja nesër duhet ta ndalë Serbinë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë samiti i nesërm në Tiranë i BE-së me Ballkanin Perëndimor duhet ta ndalë hipokrizinë e Serbisë.

Ajo tha se BE-ja po toleron politikën serbe edhe me Rusinë edhe me Perëndimin.

“Edhe sa kohe BE-ja do ta tolerojë Serbinë me politikën e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me perëndimin.” Është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë, ta ndalë hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon. Samiti nesër në Tiranë duhet ta zgjidhë këtë çështje, ndër shumë çështje që ngarkojnë Ballkanin kjo është çështja e parë që duhet zgjidhur!”, ka shkruar Tahiri.

Tirana nesër do të jetë nikoqire e Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe për herë të parë ky samit po mbahet në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments