Sunday, November 24, 2024
HomeBotaEdhe Hungaria ndalon importet e grurit nga Ukraina

Edhe Hungaria ndalon importet e grurit nga Ukraina

Edhe Hungaria ndalon importet e grurit nga Ukraina

Polonia dhe Hungaria janë pajtuar të ndalojnë përkohësisht importet e drithërave dhe dhjetëra produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina, në një veprim që ata thonë se do të mbrojë fermerët vendas, mes një teprice të grurit ukrainas në treg.

Problemet logjistike në Evropën Qendrore kanë shkaktuar grumbullimin të drithërave në hambarët e këtyre vendeve dhe rënien e çmimeve, të cilat kanë shkaktuar protesta nga fermerët dhe madje edhe dorëheqjen e ministrit polak të Bujqësisë.

Udhëheqësi i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni, Jarosław Kaczyński tha se fshati polak po përballet me një “moment krize” dhe se ndërsa vendi i tij mbështet Ukrainën, ajo u detyrua të veprojë për të mbrojtur fermerët e saj.

Ministria e Politikës Agrare e Kyevit e ka dënuar vendimin si “drastik dhe të njëanshëm”, duke argumentuar se fermerët ukrainas “po përballeshin me situatën më të vështirë” duke pasur parasysh pushtimin e Rusisë.

Një zëdhënës i qeverisë polake tha se është gati të nisë bisedimet me Ukrainën për të zgjidhur çështjen e grurit.

Qeveria e Hungarisë, ndërkohë, tha se pret ndryshime në rregulloret evropiane, duke përfshirë një rishikim të vendimit të vitit të kaluar për të hequr të gjitha tarifat e importit për produktet bujqësore të Ukrainës.

Hungaria nuk dha detaje se kur do të hynte në fuqi ndalimi i saj për importet e grurit dhe produkteve të tjera.

Si Varshava ashtu edhe Budapesti thanë se ndalimet e tyre do të mbeten në fuqi deri më 30 qershor.

Po ashtu, fermerët rumunë dhe bullgarë janë shprehur të zemëruar me importet bujqësore ukrainase. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments