Ministria e Jashtme e Britanisë ka njoftuar se do të dërgojnë lansuesit M270, që mund të godasin objektivat në një distancë prej 80 kilometrave, transmeton Telegrafi.
“Britania e Madhe qëndron pranë Ukrainës dhe ka marr një rol të rëndësishëm sa i përket furnizimit të ukrainasve me armë, që kanë nevojë ta mbrojnë vendin e tyre”, tha Wallace.
Ai ndër tjera theksoi se përkrahja për Ukrainën duhet të ndryshojë së bashku me taktikën ruse.
“Ky sistem i avancuar raketorë, do t’ju mundësojë miqve tanë ukrainas që të mbrohen më mirë nga brutaliteti rusë”, shtoi Sekretari britanik i Mbrojtjes.
Qeveria britanike gjithashtu ka njoftuar se ushtarët ukrainas do të trajnohen për të përdorur lansuesit.
Kjo lëvizje është “koordinuar” me Shtetet e Bashkuara, që konfirmuan se do t’i dërgojnë Ukrainës sistemin raketor HIMARS