Pas PDK-së dhe AKR-së, edhe AAK’ja ka thirrur konferencë për media.
Nga ky subjekt kanë bërë të ditur se konferenca do të mbahet në orën 20:00 në selinë Qendrore të AAK’së.
“Konferenca për media e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbahet në ora 20:00, në Selinë Qendrore të AAK-së”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që qytetarët e Kosovës sot do të vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.
Deri në orën 16:00 në vend kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.