Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosova“E vodhën dhe e dogjën” – Abazi shpërthen ndaj VV-së pas rastit...

“E vodhën dhe e dogjën” – Abazi shpërthen ndaj VV-së pas rastit në IML, i quan “komunista”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ai hedhur akuza se objekti i IML-së është djegur nga vet pushteti pas marrjes në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Njëherë e vjedhën e tani e dogjën”, ka shkruar Abazi në Facebook duke aluduar në ish-partinë e tij.

Tutje ai ka shkruar se kjo që po ndodhë nuk është ndryshimi por vetëvazhdimi, duke i quajtur edhe komunista.

Një vit më parë u zhdukën mostrat e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku po ruheshin tash e sa vjet.

Postimi i plotë:

Njëherë e vjedhën, tani e dogjën dhe në ndërkohë Ministrja e Drejtësisë bën padrejtësinë e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministrës dhe në prapaskenë me logon e qeverisë së republikës fyen prokurorin.

Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike.

Ky nuk është ndryshimi, ky është VetëVazhdimi!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments