Transferimi i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi te Lazio nga Fenerbahce nuk ka qenë aspak siç pritej.
Kosovari nuk e gjeti fare formën te klubi italian, ku qëndron në bankinë shumicën e ndeshjeve, derisa shumë rrallë luan.
Por, kjo formë e dobët te Lazio duket se do mbarojë, pasi Fenerbahce ka shprehur interesim për ta rikthyer në skuadër.
Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se klubi kroat e do Muriqin gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Vedat Muriqi mund të largohet nga Lazio në janar. Fenerbahce ka shprehur interesim për rikthimin e sulmuesit në formë huazimi”.
Vedat #Muriqi could leave #Lazio in January. #Fenerbahce have already shown interest for the return of the striker on loan. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) November 11, 2021
Ndërkohë, në shtatë ndeshjet e fundit, Muriqi ka zhvilluar vetëm gjashtë minuta dhe që rikthimi te Fenerbahce do t’i bënte mirë, ku do luante pranë Mërgim Berishës dhe Mesut Ozilit.