Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka sqaruar se nuk është paraparë pjesëmarrja e shefes së shtetit në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë.
Ai i tha Gazetës Express se Presidentja ishte e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, që u mbajt dje.
“Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes”, tha Kupina.
“Aty janë të ftuara qeveritë”, shtoi ai.
Disa media në Shqipëria raportuan se presidentja Vjosa Osmani do të merrte pjesë në samitin e sotëm BE – Ballkani Perëndimor.