Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaE shkarkoi bordin e AKP’së dhe thotë se do e shuajë agjencinë,...

E shkarkoi bordin e AKP’së dhe thotë se do e shuajë agjencinë, megjithatë Kurti s’ka plan për privatizim

Qeveria e Kosovës po planifikon të mbyllë Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por nuk ka vendosur një plan të ri se si do të vazhdojë privatizimin dhe çështjet të cilat dalin nga ky proces.

Në qeveri, thonë se këto çështje do t’i takojnë bordit të AKP-së, i cili pritet të emërohet së shpejti nga qeveria.

Kuvendi i Kosovës, më 27 maj ka shkarkuar bordin e AKP-së dhe ka kërkuar nga qeveria që të propozojë përbërjen e re të anëtarëve të bordit.

Shkarkimi i bordit të AKP-së ka qenë hapi i parë drejt shuarjes së AKP-së, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Bordi i ri AKP-së, i përbërë nga anëtarë profesionistë që qeveria do t’ia propozojë Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të përmbyllë çështjet e nevojshme për shuarjen e AKP-së”, tha Kryeziu.

Ai tha se ky bord do të vendosë se si do të trajtohen çështjet e mbetura në këtë agjenci.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur është shkarkuar bordi i AKP-së, kryeministri Albin Kurti ka thënë se AKP-ja duhet të shuhet se duhet të ndërtohet Fondi Sovran. Por, në planprogramin e qeverisë, nuk jepen detaje se çfarë funksioni do të ketë ky Fond Sovran.

Ajo çfarë dihet deri më tani për këtë Fond Sovran, siç janë deklaruar në Qeverinë e Kosovës, është që ai do t’i marrë nën pronësi asetet (pronat, pasuritë) strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments