Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme. Mësohet se një grua ka lindur fëmijën dhe e ka futur më pas në një valixhe. Për pasojë, foshnja ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit ndërsa. Nëna e fëmijës, e cila ka probleme të shëndetit mendor, e ka lindur fëmijën në shtëpi ku jetonte e vetme.
Mësohet se fëmijën pa shenja jete e ka gjetur në banesë bashkëshorti i gruas që e solli në jetë. Ai kishte ardhur nga emigracioni dje. Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij.
Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç.