Arsenal do provojë të bëjë një ofertë për mesfushorin e PSG-së, Gini Wijnaldum.
“FourFourTwo” raporton se marrëveshja mund të arrihet në ditët e ardhshme me holandezin që do kalojë në “Emirates” për pjesën e mbetur të sezonit.
Me mungesat e yjeve si Thomas Partey dhe Mohamed Elneny që do marrin pjesë në Kupën e Afrikës, “Topçinjtë” duan përforcime që të vazhdojnë garën për top katër.
Ish ylli i Liverpoolit nuk është përshtatur te PSG-ja, andaj nuk do e refuzojë rikthimin në Premierligë, edhe pse do luajë për rivalin e “Reds”.
Arsenal është ndër skuadrat e para që ka interesim për huazimin e Wijnaldum për një kohë të shkurtër, mirëpo e gjitha varet nga PSG, sepse skuadra franceze do këtë ‘fjalën e fundit’.