Friday, November 22, 2024
HomeLajmeE konfirmon zyrja e saj: Presidentja Osmani i është nënshtruar një intervenimi...

E konfirmon zyrja e saj: Presidentja Osmani i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku ka njoftuar opinionin publik se Vjosa Osmani sonte i është nënshtruar një intervenimi kirurgjikë

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në këtë komunikatë.

“Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

“Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

“Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments