Barcelona ka konfirmuar mungesën e sulmuesit Sergio Aguero për tre muajt e radhës.
Argjentinasi kishte probleme në zemër gjatë ndeshjes së fundit, aty ku u dërgua menjëherë në spital.
Tani, Barcelona përmes një komunikate zyrtare konfirmoi që Aguero nuk do jetë gati për tre muajt e radhës.
“Lojtari i Barçës, Kun Agüero, i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr. Josep Brugada. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, shkroi klubi.
Ndërkohë, nesër Barcelona do zhvillojë ndeshjen ndoshta vendimtare ndaj Dynamo Kiev.