Shqiprim Arifi, kryetari i Komunës së Preshevës, ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Arifi ka thënë se “Kurti ka shkaktuar përçarje në spektrin politike të Preshevës duke mbajtur inat”.
=
Ai ka thnëë se Kurti nuk ka qenë kundër tij, por fillimisht ishte pro dikujt, duke iu referuar Shaip Kamberit e më pas Ardita Sinanit.
“Ne në Prishtinë nuk e kemi askë që na faktorizon. Aktualisht e kemi një kryeministri lëre që nuk po avokon në favor të Luginës së Preshevës, por edhe po e përçan spektrin politik të Luginës së Preshevës”, ka thënë Arifi në Pressing të T7.
“Kryeministria ka mbajtur anë në Luginën e Preshevës. Ka qenë pro dikujt fillimisht. Që për herë të parë ka ndodhur në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Arifi ka thënë se me Kurtin ka dallime konceptuale për çështjen e reciprocitetit mes shqiptarëve të Luginës dhe serbëve të Kosovës.
“Ne kemi pasur edhe një thymje konceptuale. Për mua është e rëndësishme me vendosë minimum reciprocitetin mes Luginës dhe serbëve të Kosovës”, ka thënë Arifi. /