Barcelona ka arritur marrëveshje të plotë me sulmuesin e krahut të Manchester Cityt, Ferran Torres.
Spanjolli ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën katalunase për kontratë afatgjatë.
Sipas gazetarit të Sport1, Patrick Berger, Torres dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje, derisa futbollisti tashmë ka kërkuar largimin nga Manchester City.
Trajneri Pep Guardiola ka dhënë dritën e gjelbër që ta lejojë shitjen e Torres, derisa ka mbetur vetëm pajtimi mes dy skuadrave, që vazhdojnë negociatat, me Man Cityn që e vlerëson spanjollin në vlerën e 70 milionë eurove.
Total agreement between Ferran Torres & FC Barcelona over a long-term-contract – confirmed! The attacker, who has been named @marca‘s Best Player 2021 in Spanish National Team, wants to leave ManCity in winter. Pep agreed. Clubs still negotiating. @ManCity price tag €70. @SPORT1
— Patrick Berger (@berger_pj) November 30, 2021
Këtë vlerë, Barcelona nuk mund ta paguajë shkaku i gjendjes financiare, por raportohet se ka ofruar disa futbollistë në shkëmbim.