Një person që dyshohet se ka shkaktuar të premten një aksident në Klinë, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aksidenti i shkaktuar është regjistruar vetëm me dëme materiale.
Personi i dyshuar, është identifikuar nga policia dhe i njëjti është intervistuar sot.
Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës, tha se i dyshuari kishte ikë nga vendi i ngjarjes pasi i njëjti nuk ishte hasur aty kur policia kishte arritur.
“Me datën 10 rreth orës 18:00 rruga ‘Leonard Palucaj’ në Klinë”, policia është njoftu për nëj aksident, kur ka arritë në vendin e ngjarjes, e ka kuptu që njëri nga të dyshuarit që dyshohet se është shkaktar i aksidentit ka ikë nga vendi i ngjarjes. S’ka pas të lënduar vetëm dëme materiale. Policia e ka identifikuar të dyshuarin, sot në orët e pasditës është ftuar personi për t’u intervistuar që e ka shkaktu aksidentin”, tha Gashi