Dyshohet se nisi herët në mëngjes, policia jep detaje për zjarrin që përfshiu disa lokale te tregu i gjelbër
Një numër i madh i zjarrfikësve ndodhet te Tregu i Gjelbër, për të shuar zjarrin që kaploi disa lokale.
Në vendngjarje ka dalë menjëherë edhe Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, thotë se zjarri dyshohet të ketë nisur sot rreth orës 05:40.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”.
Derisa sipas saj deri në këto momente nuk raportohet për njerëz të lënduar.
‘Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë Ahmeti.