Shtatë persona janë intervistuar në Skenderaj në lidhje me procesin zgjedhor të 14 tetorit.
Ata dyshohen për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimeve”.
Sipas raportit të Policisë, intervistimi i tyre është bërë pasi që dyshohet që në një qendër votimi ka pasur manipulim të votave.
Rasti vazhdon të hetohet.