Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeKosovaDyshime për dallavare/ Policia e Kosovës merr vendim për anulimin e konkursit...

Dyshime për dallavare/ Policia e Kosovës merr vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter të shpallur më 12 shkurt të këtij viti.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kjo është bërë “me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së”

Tutje, thuhet se Policia e Kosovës, bazuar në të gjeturat dhe rekomandimet e IPK-së, pas rishikimit të procedurave dhe implementimit të ndryshimeve dhe rekomandimeve të IPK-së, do të fillojë me të gjitha përgatitjet e nevojshme administrative dhe logjistike, që procesi  i gradimit për rreshter të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur.

“Policia e Kosovës është organizatë transparente, llogaridhënëse  dhe çdo gjë që mund të dëmtojë reputacionin apo të krijojë mosbesim të policëve e të publikut, do të punojë që ta ruajë  dhe ta ngritë edhe më tej besueshmërinë e zyrtarëve të saj dhe publikut, duke ofruar transparencë, monitorim të procesit nga partnerë të jashtëm dhe mbikëqyrje të të gjitha proceseve”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë konkurs kishte pasur pakënaqësi nga kandidatët, të cilët ishin ankuar për parregullësi.

Një prej kandidatëve kishte thënë se gjatë testimit ka pasur kopjim masiv dhe se kandidatët janë lejuar të dalin nga salla “kinse për të shkuar në tualet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments