Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dy pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.
Maqedonci ka publikuar fotografi nga ceremonia, me ç’rast ka shkruar se është krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve.Pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami diplomuan me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë. Krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve tanë”, thuhet në njoftim.