Dy persona kanë mbetur të plagosur në qendër të Klinës nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 13:40.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndron Policia e Kosovës.
Motivet e plagosjes së dyfishtë mbeten të panjohura për momentin.
Informacione ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.
Deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar për këtë rast.