Zyrtarë të lartë nga Hungaria dhe Turqia pritet të marrin pjesë në takimin e radhës së nismës “Ballkani i Hapur” që do të mbahet më 2 shtator më Beograd.
Në njoftimin e presidencës serbe që organizon këtë takim të radhës bëhet me dije se përveç presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të pranishëm do të jenë dhe ministrin i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Po ashtu, njësoj si në samitin e Ohrit, në Beograd do të qëndrojnë dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj.