Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDy kadetë nga Kosova diplomojnë në SHBA, Bideni i pranishëm në ceremoni

Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në SHBA, Bideni i pranishëm në ceremoni

Dy kadetë nga Kosova kanë diplomuar në West Point, duke përfunduar me sukses akademinë më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së, në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm ishte edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili i uroi të diplomuarit.

Njoftimi:

Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në West Point

Kadetët Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, kanë përfunduar me sukses të lartë akademinë më prestigjioze në botë West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit.

Kadetët e sapo diplomuar do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër viteve të studimit.
Për performancë të dalluar gjatë studimeve kadetit Vuthaj ka diplomuar me nderim të lartë ((Magna Cum Laude).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments