Sot janë bërë dy javë kur katër kryetarët e rinj të zgjedhur në komunat veriore shkuan në vendet e tyre të punës, në objektet komunale.
Ata u futën në zyre nën masa të rrepta të sigurisë ndërsa para objekteve komunale u mblodhën grupe të protestuesve të cilat kundërshtojnë ende praninë e policisë aty.
Situata ishte tensionuar të premten me 26 maj ndërsa të hënën me 29 maj shpërtheu dhuna ku mbeten të lënduar rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it dhe disa protestues serbë.
Në këto ngjarje e pësuan edhe shumë ekipe të mediave të cilave u shkatërruan automjetet dhe pajisjet e punës.
Tani ndonëse situata është e qetë ende serbët po protestojnë para barrikadave të vendosura nga KFOR-i.