gjykimin për vrasjen e të miturit L.B në mars 2020 në Prishtinë, kanë dhënë dëshminë dy shokët e tij, R.G dhe B.S, për vrasjen e të cilit po dyshohet Eduard Ibrahimi.
Ibrahimi po dyshohet se më 12 mars 2020 në Prishtinë, e ka privuar nga jeta të miturin, tani të ndjerin L.B., dhe me atë rast me dashje ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve R.G. dhe B.S, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari Egzon Matoshi në seancën e 20 majit 2021, e kishte pranuar fajësinë që e kishte ndihmuar të akuzuarin Eduard Ibrahimi që të kryejë vrasjen.
Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka vazhduar dëshminë dëshmitari R.G, i cili ka qenë mik i tashmë të ndjerit L.B., dhe se këtë dëshmi e kishte nisur në seancën e 5 korrikut 2021.
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit Eduard Ibrahimi, avokatit Tahir Rrecaj, dëshmitari ka thënë se ishte e vërtetë deklarata e tij e dhënë në seancën e kaluar në të cilën kishte thënë se derisa kishte qenë me tani të ndjerin, e kishte dëgjuar zhurmën e skuterit që i vinte nga prapa dhe se pasi kishte dëgjuar një apo dy krisma të armës, e kishte parë mikun e tij të shtrirë për tokë dhe se e kishte parë mikun e tij, B.S afër të ndjerit.
Por, avokati Rrecaj e ka ballafaquar me deklaratën e dhënë në polici më 12 mars 2020, në të cilën kishte deklaruar “e kam parë B duke ikur në drejtim ka varrezat përpjetë”, dhe e pyeti të njëjtin e pyeti se cila ishte e vërteta.
Dëshmitari Gashi ka thënë se në polici kishte deklaruar se e kishte parë B.S duke ikur, por se pas kryerjes së vrasjes sipas tij, ai ka qenë afër të ndjerit L.B.
Por, avokati Rrecaj ka vazhduar ta ballafaqojë me këtë deklaratë në të cilën kishte deklaruar se kur e kishte dëgjuar krismën e armës, ishte kthyer dhe e kishte parë skuterin duke ikur dhe se kur ishte kthyer nga i ndjeri L.B., e kishte parë të shtrirë në tokë afër dhe se e kishte parë të dëmtuarin B.S duke ikur në drejtim të varrezave.
“Si jam qu B. e kam pa te koka e L., dhe aty ka vazhduar me ndejt”, është përgjigjur dëshmitari, i cili ka deklaruar se kishte qenë në panik kur e kishte parë mikun e tij të plagosur dhe se ishte munduar ta thërrasë policinë, por nuk i kishte punuar telefoni.
Avokati Rrecaj e ballafaqoi me deklaratën e dhënë në prokurori kishte deklaruar “unë kur jam ngritur e kam parë B. duke qarë afër L. dhe unë i thoja “thirre policinë”, ai nuk lëvizte por vetëm qante”.
Lidhur me këtë deklaratë, dëshmitari ka thënë se edhe vet personalisht kishte bërë si dhe i kishte thënë të dëmtuarit B.S që ta thërrasë policinë.
Por avokati Rrecaj, e ballafaqoi me deklaratën e dhënë në polici në të cilën kishte deklaruar se pasi e kishte dëgjuar krismën e armës ishte kthyer nga i ndjeri L.B, i cili kishte qenë i shtrirë në tokë, e pastaj e kishte thirrë policinë në numrin 192, dhe pasi ia kishte treguar ngjarjen, iu kishte thënë ta thërrasin edhe ndihmën e shpejtë.
“Unë B. i kam thënë thirre policinë, e kam nxjerrë telefonin e kam thirrë 192 edhe kam tentu me thirrë policinë, por me sa e di nuk kam biseduar. Menjëherë pas ngjarjes kam qenë i traumatizuar kur kam dhënë deklaratë”, ka thënë dëshmitari.
I pyetur për armën që ishte gjetur në vendin e ngjarjes afër trupit të të ndjerit L.B, dëshmitari ka thënë se nuk kishte parë asnjë armë në vendin e ngjarjes.
Pasi dëshmitari kishte deklaruar se të ndjerin e kishte pasur shokun më të ngushtë, ai ka thënë se i njëjti i kishte treguar edhe problemet që i kishte pasur me ndonjë person tjetër në përgjithësi, por lidhur me të akuzuarin Eduard Ibrahimi dëshmitari ka thënë se i ndjeri asnjëherë nuk ia kishte përmendur.
Avokati Rrecaj ia dha ta shikonte një fotografi dhe e pyeti dëshmitarin se a e njihte personin që mbante një armë në dorë, e ky i fundit ka thënë se personi në të djathtë me armë në dorë është i ndjeri L.B, ndërsa për personin në anën e majtë ka deklaruar se nuk e njeh.
Dëshmitari ka shtuar po ashtu se nuk kishte parë nëse i ndjeri L.B., ditën kritike kishte pasur armë me vete.
“Nuk e di a i kam dëgjuar 1 apo 2 krisma të armëve, L. ia kam pa plumbin në ballë, në ballë e kam pa që e ka pas një birë, dhe koka pas i qitke gjak, ka qenë gjallë, kam mundur me folë me të, ia bëja qu L. qu, mu ka kthy mos qaj bir se me tu qu ta…familjen dhe ma ka zgjat dorën e djathtë”, ka deklaruar dëshmitari.
Në seancën e së martës është dëgjuar edhe dëshmitari B.S, i cili ka qenë bashkë me të ndjerin L.B., dhe me dëshmitarin R.G ditën kritike.
Ai duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Hivzi Bajraktari ka thënë se më 12 mars 2020, kishin shkuar bashkë me të ndjerin L.B., në një kafe tek Qafa në Prishtinë, dhe më pas kishin vazhduar për tu takuar me të dëmtuarin R.G, në lagjen “Dragodan”.
Pasi kishin ngrënë bukë dhe kishin pirë kafe bashkë të tre, dëshmitari ka thënë se të tre ishin nisur në drejtim të Stacionit të Autobusëve, dhe se derisa kishin qenë duke ecur, e kishin dëgjuar nga mbrapa një zhurmë të një skuteri.
“Derisa kemi qenë duke ecur të tre, kam dëgjuar një zhurmë të skuterit, L. ka bërtitë “ikni”, edhe ne jemi largu pak ma larg, si tu vrapu, unë dhe R. në të majtë e L. në të djathtë. Në atë moment kam vërejtur skuterin dhe dy persona në të”, tha ai.
Sipas dëshmitarit, ata e kanë ndalë skuterin ku ky ishte larg 10-15 metra dhe e ka pa pasagjerin e skuterit që ka zbrit prej skuterit.
“La pasur armë në dorë dhe ka vrapuar në drejtim tonë, por më shumë ka L., tu vrapu e kam dëgju krismën e armës, një krismë e kam dëgju, pastaj jam kthyer mbrapa, e kam pa L. në tokë”, ka thënë dëshmitari.
Tutje, ai shtoi se pasi kishin shtënë në drejtim të të ndjerit L.B, dy të pandehurit kishin hipur në skuter dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
“Pasi që u larguan me skuter, jam kthyer te L. i cili ka qenë i shtrirë në tokë, ka qenë i shtrirë në shpinë, jam përpjek me i dhënë ndihmë por nuk më kanë lënë disa njerëz që kanë qenë aty afër. Në kokë e ka pasur një plagë, nuk e di saktë në cilën pjesë se ka qenë i mbuluar me gjak, kam folë me të, por ai nuk ka mundur me fol me mu, sytë i ka pas qelë edhe ka lëvizë”, tha dëshmitari.
Po ashtu, ai ka thënë se nuk e di a e ka parë atë, por e di që e ka ngrit dorën edhe është mundu me u ngrit, por nuk ka mundur.
“Kam tentu me thirrë vllaun e L. e kam thirrë edhe ia kam treguar për ngjarjen, ai ka qenë në punë”, ka thënë dëshmitari B.S.
Ai ka thënë se të ndjerin L.B, e kishte njohur që në moshë të re dhe se ishin takuar shpesh, por ka thënë se ai asnjëherë nuk ia kishte përmendur të akuzuarin Eduard Ibrahimi dhe se asnjëherë nuk i kishte thënë nëse ka pasur hasmëri me të.
Dëshmitari ka thënë se i ndjeri L.B., nuk kishte pasur armë ditën kritike.
Pasi dëshmitari ka deklruar se i ndjeri L.B, kur e kishte parë skuterin nga mbrapa iu kishte thënë “ikni”, avokati Rrecaj e ka ballafaquar me deklaratën e dhënë në prokurori mëa 22 qershor 2020, në të cilën kishte deklauar se e kishte dëgjuar të dëmtuarin R.G duke thënë “o L. ruaju”.
“Nuk e di, dytë përnjëherë kanë thënë, detajet s’po më kujtohen se kanë kaluar gati 2 vite. Nuk po më kujtohet saktësisht pse nuk kam thënë që L. ka thënë ikni”, është përgjigjur dëshmitari.
Ai në këtë seancë ka thënë se pasi kishin dëgjuar krismën e skuterit, dhe derisa kishin qenë duke ikur, i kishte dëgjuar që kishte pasur sharje mes tani të ndjerit dhe të akzuuarit Eduard Ibrahimi.
Avokati Rrecaj e ballafaqoi me deklaratën e dhënë në prokurori, ku kishte deklaruar “unë derisa kam filluar të iki, kam dëgjuar L. duke i sharë ata persona, duke ua sharë motrën, por nuk e kam të qartë se si ka rrjedhur ngjarja”, dhe e pyeti dëshmitari se pse në prokurori nuk kishte deklaruar se edhe të akuzuarit e kishin sharë të ndjerin.
“Unë kam dëgjuar të shara, por i akuzuari ka qenë më larg, edhe nuk kam mundur me dëgju saktësisht se si ka sharë, por ma shumë e kam dëgju L. tu sha se e kam pas ma afër”, ka thënë dëshmitari.
Seanca e radhës pritet të mbahet me 2 nëntor 2021.
Sipas aktakuzës së ngritur më 18 nëntor 2020, Eduard Ibrahimi akuzohet se më 12 mars 2020, në Prishtinë, e ka privuar nga jeta të miturin, tani të ndjerin L.B., dhe me atë rast me dashje ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve R.G. dhe B.S.
Siç thuhet në aktakuzë, i pandehuri Ibrahimi kishte pasur konflikt disa ditë më parë me të ndjerin L.B, dhe se vrasja kishte ndodhur derisa i ndjeri kishte qenë duke ecur rrugës së bashku me të dëmtuarit R.G. dhe B. S., nga drejtimi i lagjes “Arbëria” në drejtim të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Sipas prokurorisë, pas tyre kishin shkuar me motoçikletë-skuter i pandehuri Ibrahimi dhe i pandehuri Egzon Matoshi, të cilin e kishte drejtuar Ibrahimi, ndërsa prapa tij ka qenë ulur i pandehuri Egzon Matoshi.
Aty thuhet se kur janë afruar përafërsisht 10 metra, i pandehuri Eduard Ibrahimi e ka ulur shpejtësinë e lëvizjes dhe ka zbritur nga motoçikleta, të cilën e ka mbajt i pandehuri Egzon dhe pastaj menjëherë i pandehuri Eduard e kishte nxjerrë nga brezi pistoletën dhe kishte shtënë në drejtim të të ndjerit L.B, duke e qëlluar në kokë, e pastaj të dy kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në ato çaste dëshmitarët e lartcekur dhe kalimtarët e rastit ofrohen për t’i dhënë ndihmë L.B., por tani i ndjeri kishte pësuar dëmtime të rënda dhe pas disa minutave është dërguar për ndihmë mjekësore, ku edhe përkundër ndihmës mjekësore të ofruar nga mjekët në QKUK, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Tutje thuhet se pranë vendit të ngjarjes ishte gjetur një armë zjarri pistoletë e gazit “Ekol Special”, me mbushje të barotit, si dhe një gëzhojë e kalibrit 7.65x17mm që është shkrepur nga kjo pistoletë, si dhe një gëzhojë e shkrepur nga pistoleta e të pandehurit.
Për këto veprime prokuroria Eduard Ibrahimin po e ngarkon me veprën penale “vrasja e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të akuzuarin Egzon Matoshi, me veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Për të njëjtën vepër penale po akuzohet edhe Përparim Ibrahimi, i cili thuhet se i ka dhënë ndihmë të pandehurit Eduard Ibrahimi, duke i fsheh mjetet, provat e kryerjes së veprës penale. Këtë thuhet se e ka bërë në atë mënyrë që pasi i pandehuri Eduard Ibrahimi e ka kryer veprën penale të përshkruar si në pikën e parë të aktakuzës, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar tek i pandehuri.
Po ashtu, thuhet se Përparim Ibrahimi dhe të njëjtit ia ka dhënë armën e zjarrit pistoletë, me mbishkrim “Zragy” të njëjtën i pandehuri Përparim e ka fshehur tek shtëpia e tij ku më 13 mars 2020, arma e lartcekur është sekuestruar nga policia.
Tutje, ai akuzohet edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi sipas prokurorisë, nga 12 deri më 13 mars 2020 kur edhe i është sekuestruar arma nga policia, atë e ka mbajtur në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla, me të cilën Eduard Ibrahimi e ka kryer veprën penale të përshkruar si në pikën e parë të aktakuzës.
Edhe i pandehuri Lirim Begolli po akuzohet se u ka dhënë ndihmë kryesve pas kryerjes së veprave penale, të pandehurit Eduard Ibrahimi dhe të pandehurit Egzon Matoshi. Këtë thuhet se e ka bërë në atë mënyrë që pasi dy të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë, i pandehuri Lirim Begolli ka shkuar me veturën e tij të tipit “Golf 3” te shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë, i ka marrë të pandehurit e lartcekur dhe i ka strehuar në shtëpinë e tij, në