Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeDurmishi flet sërish për raportin me Ministrin Aliu: Asnjë problem s’e kemi...

Durmishi flet sërish për raportin me Ministrin Aliu: Asnjë problem s’e kemi mes vete, kemi një jetë që njihemi

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), Hysen Durmishi, ka folur për përgjimet e publikuara disa ditë më parë ku dyshohej për një aferë korruptive brenda ministrisë pjesë e së cilit është edhe ai.

Durmishi ka thënë se bazuar në përgjimet e publikuara bëhet fjalë për dy kompanive private dhe se nuk ka zyrtarë të MMPHI-së të përfshirë në të.

“Kjo nuk ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, ne jemi të fokusuar që të punojmë me përkushtim, edhe unë dhe ministri por edhe në përgjithësi Qeveria, që ne kemi ardhë në Qeveri duke e pasur në fokus kryesor luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Tash kjo situata e fundit e cila ka dalë në publik ka të bëjë me një situatë ndërmjet dy kompanive private që po mundohen ta lidhin me neve si staf politik. Krejt çka po mundohemi është që të ndërtojmë mekanizma të tilla në ministri që të mos lejohen këso elemente korruptive. Kudo që ka indikacione ose fakte që një gjë e tillë po ndodh, duhet të merren organet e drejtësisë në mënyrë që t’i dënojnë ata që keqpërdorin me paranë publike”, tha ai.

Por cili është raporti me shefin e tij, Liburn Aliu. Ai ka mohuar të ketë pasur përplasje me ministrin Liburn Aliu. Tha se është shok që nga burgu i Serbisë.

“Raporti im me ministrin është raport jo vetëm raport ministër-zëvendësministër por është shumë më shumë se kaq sepse ne kemi një jetë që njihemi bashkë, jemi shok që nga burgu i Serbisë, kemi qenë bashkë në Komunën e Prishtinës dhe tash jemi bashkë edhe në Qeverinë e Kosovës. asnjë problem nuk e kemi mes vete, është tendencë e grupeve të caktuara që kanë interesa shumë të mëdha, sidomos në Ministrinë tonë që tentojnë të shkaktojnë situata të tilla”, tha tutje Durmishi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments