Tanimë ka filluar kampionati i shumëpritur evropian Euro 2020, ku ndeshja hapëse i takon asaj të Grupit A mes Turqisë dhe Italisë.
Ky kampionat është i 16 në histori të kësaj gare, dhe prezent në ceremoninë hapëse dhe në stadium është edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
Duka është i pranishëm në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku së bashku janë të pranishëm edhe tifozët e të dy kombëtareve, dhe u shpreh i kënaqur me ceremoninë hapëse dhe praninë e tifo-grupeve në stadium.
“Të dashur miq, një mbrëmje e madhe sot për futbollin evropian dhe jo vetëm. EURO 2020 nisi sot me një ceremoni madhështore ashtu siç i takon një kompeticioni të tillë”, tha Duka.
“Kënaqësi që Kampionati Evropian e nisi rrugëtimin bashkë me tifozët në shkallët e stadiumit. Udhë të mbarë dhe ta përcjellim gjithmonë bashkë lojën tonë të mrekullueshme”, shtoi presidenti i FSHF-së.