Wednesday, March 12, 2025
HomeLajmeDuka: Me FFK-në i kemi raportet vëllazërore

Duka: Me FFK-në i kemi raportet vëllazërore

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka siguron se institucioni që ai e drejton ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjitha Federatat e Futbollit në Evropë.

Por, diçka më speciale sigurisht se janë raportet me Federatën e Futbollit të Kosovës duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për bashkëkombës

Në ditët e fundit pati akuza nga menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala në drejtim të FSHF-së, por edhe nga selektori i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, pas vendimit të futbollistit Etnik Brruti që ta lë Kosovën U-21 për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare.

Mirëpo, kreu i futbollit shqiptar siguron se s’ka kurrfarë krisjeje me FFK-në, duke insistuar se raportet mbesin të ngushta dhe te veçanta, në krahasim me raportet Federatat tjera evropiane.

“Marrëdhënia me FFK? Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Evropës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore”, deklaroi Duka në “Nazarko Podcast”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments