Monday, November 25, 2024
HomeBotaDuhanpirës dhe ish-konsumator i alkoolit, presidenti çek shtrohet në spital mes kaosit...

Duhanpirës dhe ish-konsumator i alkoolit, presidenti çek shtrohet në spital mes kaosit për qeverinë e re

Presidenti çek, Milos Zeman është dërguar në spital, mes trazirave politike pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare të së shtunës.

77-vjeçari është një duhanpirës i rregullt dhe ish-konsumator i alkoolit. Ai përdor një karrige me rrota për të lëvizur dhe vuan edhe nga diabeti, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Rezultati i zgjedhjeve, ku asnjëra prej partive nuk siguroi dot shumicën e ngarkoi Zeman me detyrën për mbajtjen e bisedimeve për formimin e një qeverie të re.

Drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës tha se Zeman ishte në kujdes intensiv për komplikime nga një gjendje e njohur për ta.

“Ne e dimë saktësisht diagnozën për të cilën synojmë trajtimin”, tha drejtori Miroslav Zavoral, por shtoi se ai nuk do të japë detaje të tjera sipas kërkesës së presidentit.

Zeman ka thënë më parë se po vuan nga lodhja dhe dehidratimi, pasi kaloi tetë ditë në spital gjatë muajit të kaluar

Zyrtarët nuk kanë komentuar pretendimet e burimeve të shumta se ai vuan nga një çrregullim shëndetësor që i shkakton grumbullim të lëngjeve në barkun e tij, sëmundje e lidhur më së shpeshti me cirrozën e mëlçisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments