Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeDroga përmes linjës Prishtinë-Tiranë, VV e kishte emëruar Mujecin aksionar në “Stacionin...

Droga përmes linjës Prishtinë-Tiranë, VV e kishte emëruar Mujecin aksionar në “Stacionin e Autobusëve”

Partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës më 8 qershor të këtij viti kishin arritur që të siguronin shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Pasi kishin marrë kontrollin, kishin marrë nën menaxhim edhe dhjetë ndërmarrjet publike komunale.

Partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Vetëvendosje, AAK-Nisma-AKR, pas shkarkimit të 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale, kishin emëruar aksionarët e rinj.

Ndër emrat e personave që ishin emëruar në ndërmarrje publike është edhe ai i asamblistit të VV-së , Besnik Mujeci, i cili është arrestuar sot në Tiranë nën dyshimet për transport të narkotikëve përmes linjës Prishtinë-Tiranë.

Mujeci ishte vendosur si aksionar në kompaninë publike “Stacioni i Autobusëve”.

Mujeci bashkë me 4 persona të tjerë Shteta janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments