Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDrita Millaku e VV’së shpall kandidaturën për kryetare të Prizrenit

Drita Millaku e VV’së shpall kandidaturën për kryetare të Prizrenit

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka shpallur kandidaturën e saj për kryetarë të Prizrenit.

Millaku ka shprehur gatishmërinë të garojë në zgjedhjet lokale si kryetare e Prizrenit. Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dalë me një vendim ku qartëson kush do të jetë kandidati i tyre për ta rifituar komunën që aktualisht po e qeverisin.

“Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit”, ka shkruar Millaku.

Tutje, kujtojmë se aktualisht kryetar i Prizrenit është Mytaher Haskuka. Mbetet të shihet nëse VV do të vazhdojë me Haskukën apo me Millakun, nëse kandidaturë nuk shpall edhe dikush tjetër.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Millakut:

Përgjatë historisë gruaja shqiptare luftoi për çdo gjë. Luftoi për zërin e saj për me u dëgjue në çdo udhë ku ajo ka vendosë me ecë, e me lënë gjurmë të cilat kurrë nuk kanë me u fshi. Luftoi për liri, barazi e drejtësi, shkollim e emancipim. Luftoi për me bindë shoqërinë për vlerat e saj.

Për me ardhë në ditët e sotme me u zgjedhë në elitat udhëheqëse të shoqërisë dhe shtetit tonë.

Që kur kam hyrë në politikë e kam kuptuar se nuk mund të lësh gjurmë suksesi nëse nuk përballesh me padrejtësitë dhe nëse nuk përpiqesh të fitosh mbi këto padrejtësi. E kam kuptuar edhe se sa më shumë u jam mirënjohës, sa më shumë i vlerësojë e i çmojë aq më shumë më shtohet rrethi dhe respekti i miqëve dhe bashkëaktivistëve.

Me 14 shkurt unë si grua dhe si nënë, kandidate për deputete e listës fituese Vetëvendosje jam krenare që isha pjesë e grupit fantastik të grave të Lëvizjes që arritëm të sfidojmë çdo paragjykim, për të qenë të nderuara maksimalisht nga vota popullore.

Përpjekjet për të vazhduar drejt sukseseve dhe kërkesat e shumë miqëve dhe aktivistëve të Lëvizjes më japin kurajo e guxim që të bëjë hapin e radhës.

Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit.

E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë, harmonis, kulturës e traditës së këtij qyteti historik.

Nëse më jepet mundësia të garojë si kandidate e Levizjes e jap fjalën dhe besën se me tërë qenien time do ti përkushtohem punës për ti shërbyer me ndershmëri të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim rajoni, kombësie dhe feje.

Do të isha e gatshme të formojë ekipën e suksesit duke u shtrirë dorën e bashkëpunimit njerëzve më të zotë të këtij vendi, historianëve, profesorëve, arkeologëve, arkitektëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve, mjekëve, artistëve, fermerëve……

Do të isha e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, me përfaqësuesit fetar dhe me diasporën.

Do të isha e gatshme që të jem derë e hapur për çdo shqetësim, sugjerim, kritikë e mendim ndryshe qytetar.

Objektivi i imi personal do të ishte bashkimi i aftësive, vlerave dhe ideve të ndryshme për me krijue së bashku diçka të mrekullueshme.

Me respekt

Drita Millaku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments