Monday, November 25, 2024
HomeSportDrita fiton bindshëm ndaj Dukagjinit

Drita fiton bindshëm ndaj Dukagjinit

Drita ka arritur të fitojë me rezultat të thellë ndaj Dukagjinit në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 16-të të BKT Superligës.

 

‘Bardhekaltrit’ kanë triumfuar me rezultat 4-0 në një ndeshje të cilët ata e luajtën me një futbollist më shumë që nga minuta e 40-të kur Altin Merlaku i Dukagjinit u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes të rrezikshëm ndaj Ardian Limanit.

Golin e parë e realizoi Arbnor Muja në minutën e tetë të ndeshjes, teksa në fund të pjesës së parë vendasit e kishin mundësinë që të shkonin me avantazhin e dy golave, megjithatë Almir Ajzeraj dështoi nga pika e penallitsë.

Në pjesën e dytë, në avantazhin e një futbollisti më tepër, Drita realizoi tre gola të tjerë.

Fillimisht Arbnor Muja realizoi golin e dytë në minutën e 62-të, përpara se Ilir Blakçori të realizonte golin e tretë të skuadrës në minutën e 83-të.

Fitoren e vulosi Ardit Tahiri i cili realizoi në minutat shtesë për t’i dhënë një fitore të thellë skuadrës së tij.

Drita me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë me 28 pikë të mbledhura, me një pikë më pak se Gjilani, e dy më pak se Ballkani.

Dukagjini ndërkohë mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 16 pikë të mbledhura në 16 xhiro.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments