KRU “Prishtina” njofton se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit duke filluar nga ora 12:00 – 16:00.
Kjo për shkak të vazhdimit të realizimit të punimeve teknike, ndërrimi i gypave kryesor të azbestit në qytet, projekt ky i realizuar nga Fondet Zvicerane.