Thursday, January 16, 2025
HomeLajmeKosovaDrejtori që dyshohet për rrahjen e një nxënësi në Softaj e mohon...

Drejtori që dyshohet për rrahjen e një nxënësi në Softaj e mohon rastin: Nuk e kam goditur, vetëm i kam bërtitur

Sot u raportua për një rast të dhunës që dyshohet se ka ndodh dje në shkollën fillore “Abetarja”, në Softaj të Ferizajt.

Aty dyshohet se drejtori i shkollës e ka dhunuar fizikisht një nxënës rreth 10-vjeçar.

Për rastin ka folur Ismet Bala, drejtori i kësaj shkolle. Ai e ka mohuar rastin kur ka folur për Sinjali, duke thënë se “vetëm i kam bërtitur që të largohet nga banjo, është nxënës problematik, zakonisht rri në banjo – nuk e kam goditur”.

“Nxënësi më pas ka shkuar në shtëpi dhe ka thënë se me ka rrah drejtori, pastaj babai i tij më ka lajmëruar në Polici”.

Bala pretendon se familja e nxënësit këtë rast e ka lajmëruar në Polici, pasi një vit më parë një fëmijë më i madh i kësaj familje nga Softaj kishte shkuar me armë në shkollë.

“Kjo familje ka qejf të gënjejë – te unë po këqyrin pak me u hakmarrë pasi para një viti një djalë më i madh i kësaj familje ka ardhur me allti në shkollë – unë e pata lajmëruar rastin në polici dhe policia ia patën konfiskuar armën”.

“Tash po këqyrin me u hakmarrë se më ka thirr para një muaji babi i tyre dhe me tha më ke sjell probleme me Polici. I pata thanë, o i nderuar me pas mbyt një fëmijë djali yt me atë armë qysh kishe vepruar ti”, shpjegon tutje Bala

“Unë e kam mbrojt në atë rast, nëse i kish ndodh një fëmije diçka atëherë ku kish mbet ai”.

Për rastin që Bala dyshohet është intervistuar dje nga hetuesit policorë.

“Po jam intervistuar dje nga Policia – hetimet janë duke vazhduar – i kanë marrë deklaratat e punëtorit teknik që ka qenë aty kur ka ndodh rasti dhe deklaratën e mësueses”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar dhe hetimet do të vazhdojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments